Florent Hadërgjonaj
Kosova ka fituar në transfertë përballë Sllovakisë në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e “play-off” të Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në Bratislavë, përfundoi me shifrat 3-4. Pas këtij dueli ka folur anësori i “dardanëve”, Florent Hadërgjonaj.
“Është vështirë të gjej fjalët e duhura për këtë arritje. Secili ka meritat e veta. Besoj se e kemi merituar të jemi këtu. E kemi edhe finalen të martën. Është speciale, pasi 6 vjet po bëhen që jam atje në Turqi. Për ne e rëndësishme është t’u dhurojmë emocione tifozëve tanë”, tha Hadërgjonaj.
Tashmë, Kosova do të përballet më 31 mars me Turqinë në Prishtinë, për aktin e fundit që vulos ëndrrën e Botërorit.
Poll
