Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

Video/ Formula 1, Schumacher pas tre vitesh, mes heshtjes, ankthit dhe shpresës

Shkruar nga NEWSPORT
Video/ Formula 1, Schumacher pas tre vitesh, mes heshtjes, ankthit dhe

Tre vjet kanë kaluar nga aksidenti i tmerrshëm me ski, që ka detyruar shtatë herë kampioni i botës të Formula 1 Michael Schumacher, të vazhdojë të mos japë asnjë shenjë përmirësimi, për shkak të gjendjes së tij të rëndë.

Mbajtja e gjendjes së tij të rëndë jashtë medieve nga familjarët, bashkëshortja dhe menaxheri i tij, ka bërë që asgjë të mos mësohet nga gjendja e tij aktuale shëndetësore.

Por, së fundmi mësohet, se Schumacher nuk mund të ecë, madje as me ndihmën e specialistëve që e ndjekin atë. Ky lajm është bërë i ditur në muajin shtator nga avokati i tij, që hodhi poshtë tezat që ishin ngritur në këtë periudhë, se gjendja e kampionit tashmë ishte rregulluar.

Kohët e fundit, menaxheri i Schumacher ka hapur edhe një llogari të re në "Twitter", me emrin e kampionit, Michael Schumacher, ku vetëm në pak orë arriti pothuajse 5.000 përdorues, me hasthag. Kjo llogari në "Twitter, synon të bashkojë njerëzit të cilët janë të frymëzuar nga karakteri i Michael Schumacher për të inkurajuar ata që të vazhdojë luftën për të mos hequr dorë.

Një tjetër qëllim pse është hapur kjo llogari, ka të bëjë me përhapjen e energjisë pozitive që kanë përcjellë pilotët e tjerë të Formula 1, për familjarët e kampionit në këto vite, që ai nuk ka mundur të reagojë.

Në 3 janar, Schumacher mbush 48-vjet, pritet që deri atëherë kampioni të reagojë dhe gjendja e tij të përmirësohet për tu rikthyer edhe njëherë drejt titujve të Formula 1.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga