
Janë zhvilluar dje tre ndeshjet e fundit për të përmbyllur javën e 27 të Superligës kosovare. Gjilani ka barazuar 2-2 në shtëpi ndaj Llapit, ndërsa goli që i dha pikën me vlerë është shënuar nga Gerhard Progni.
Tropojani që ka një karrierë të pasur në Shqipëri me klube si Partizani, Kukësi, Skënderbeu dhe Teuta, ka nxjerrë nga repertori një kryevepër, për të shpëtuar Gentian Mezanin. Në minutat shtesë, Progni ka realizuar nga jashtë zone një "perlë" fluturimthi.
Poll