Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Fitore që vlen shumë, Skënderbeut i mjafton 1 gol kundër Erzenit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Fitore që vlen shumë, Skënderbeut i mjafton 1 gol

Skënderbeu 1-0 Erzeni

Skënderbeu ka marrë tre pikë të vyera në garën për final 4. Korçarët tashmë janë me pikë të barabarta me Tiranën(21) në vendin e tretë dhe katërt.

Erzeni nuk ia doli të marrë pikë në Korçë, pasi vinte nga fitorja me Tiranën. Goli i vetëm i sfidës për Skënderbeun u shënua nga Franklin në minutën e 30’ të pjesës së parë.

Superiore: Java 15

Stadiumi: Skënderbeu

Arbitër: Olsion Yzeiraj

Formacionet zyrtare:

Skënderbeu (4-3-3): Alia; Frashëri, Ramos, Prençi, Shaqe; Rabiu, Dwumfour, Liço; Nikaj, Ahanonu, Lika. Trajner: Ivan Gvozdenovic

Erzeni (4-2-3-1): Hasanbelli; Kacbufi, Sadiki, Atanda, Peposhi; Alba, Migone; Maliqi, Kahrimanovic, Zeka; Mihana. Trajner: Alfred Deliallisi

Komenti minutë pas minute:

97' Përfundon ndeshja 1 me 0 për Skënderbeun.

52' Tension në Korçë mes lojtarëve. Arbitrat ndërhyjnë për të qetësuar situatën. (VIDEO)

45+2' Mbyllet pjesa e parë.

29' GOL! Skënderbeu kalon në avantazh me Ahanonu, gol i bukur nga afrikani. (VIDEO)

23’ Ahanonu nuk përfiton nga mundësia e artë dhe Sadiki largon topin nga zona e rrezikut (VIDEO)

17’ Zeka godet me të majtën drejt portës, sfera shkon shumë pranë kuadratit.

10′ Kahrimanovi godet një predhë drejt portës, por topi bllokohet nga muri shijakas. (VIDEO)

1' Starton ndeshja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga