
PARTIZANI – KUKËSI 2-1
PARTIZANI: Rexhepi, Buxhelaj, Bitri, Sota, Hadroj, Matondo, Maguette, Murataj, Rrapaj, Cara, Skuka
KUKËSI: Halimi, Haxhiu, Ndreca, Sula, Ilieski, Mbarak, Canelas, Gj. Taipi, Sh. Taipi, Barbosa, Cardoso
Gjyqtar: Kreshnik Cjapi
Ndeshja: Partizani ka arritur të marrë 3 pikë mjaft të rëndësishme kundër Kukësit, sfidë e vlefshme për javën e 14-të të Superiores. Kanë mjaftuar golat e Bitrit dhe Skukës, që të kuqtë të shkojnë në derbi me optimizmin e plotë. Edhe pse Basa ngushtoi diferencën për Kukësin, në fund ishin kryeqytetasit që triumfuan duke u ngjitur përkohësisht në vendin e parë me 26 pikë. Ndërsa verilindorët zbresin në vendin e tetë me 12 pikë.
Komenti minutë pas minute:
90'- Gjyqtari i katërt jep 5 minuta shtesë.
83'- Partizani pranë golit. Xhulio Skuka bën mirë gjithcka mirë, por në fund Kukësi shpëton për fije.
69'- Kukësi barazon rezultatin. Penallti për verilindorët, Basa con topin në rrjetë.
61'- Goditje dënimi për Partizanin. Gjuan Rrapaj, sfera shkon jashtë.
46'- Starton pjesa e dytë.
45'- Gjyqtari i katërt jep 1 minutë shtesë. Mbyllet pjesa e parë.
38'- Shqiprim Taipi godet me të majtën, topi përfundon jashtë kuadratit.
30'- Aksion model i Partizanit. Cara asist për Skukën dhe sulmuesi i kuq nuk fal duke realizuar të dytin.
25'- Partizani në avantazh. Eneo Bitri realizon nga distanca një nga golat më të bukur të karrierës së tij.
10'- Të njëjtën gjë provon Matondo, por pa rezultat.
3'- Rrapaj gjuan nga distanca, topi përfundon jashtë.
1’- Nis ndeshja në kompleksin Partizani.