Kombëtarja U18 e drejtuar nga Ardi Behari ia ka dalë të mposhtë 1-0 19 vjeçarët e Armando Cungut. Kjo sfidë shërbeu edhe për aktivizimin e disa futbollistëve. Kombëtarja e 19 vjeçarëve kishte këtë formacion: Kaçaj, Smajli, Paloka, Shani, Musaj, Stafa, Kuka, Cahani, Gjumsi, Mema, Nikaj.
Kishte kohë për inkuadrimin e të gjithë lojtarëve.Trajneri Cungu është i vetdijshëm për grupin që ka. Synohet edhe zbulimi i ndonjë talenti, i cili mund të spikasë.
Përballja e Kombëtares U18 dhe 19- U luajt një ndeshje e barabartë mes të dy ekipeve. Pavarësisht rezultatit, të besuarit e Cungut treguan se e ardhmja do jetë e sigurtë, pasi ka mjaft djem të talentuar.