Shqipëria e mbyll me fitore vitin 2022. Në Air Albania kuqezinjtë kanë mposhtur me shifrat 2-0 Armeninë. Një fitore që i jep fund rezultateve negative duke rritur entuziazmin në radhët e Shqipërisë të cilët fitojnë dhe shumë lojtarë me potencial nga Superliga.
Golat u realizuan nga Skuka në minutën e 28’ dhe Asllani në të 63’, pas një penalltie të fituar nga Tedi Cara. Mbrëmje fantastike për kuqezinjtë të cilët treguan potencialin e tyre. Skuka dhe Asllani kanë qenë protagonistët e këtij takimi, pasi dhe realizuan golat e parë për fanelën e Kombëtares.
Shqipëri – Armeni 2-0 (Skuka 28', Asllani 63')
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: Aleksandar Stavrev
Asistent: Goce Petrevski dhe Kushtrim Lika
Asistent i katërt: Eldorjan Hamiti
Formacionet zyrtare:
Shqipëria: Berisha, Kumbulla, Mihaj, A.Bajrami, Lenjani, Hadroj, Asllani, Çokaj, Laçi, Muçi, Skuka. Trajner: Edy Reja
Komenti minutë pas minute:
90'+3' Përfundon takimi me fitoren e Shqipërisë
61' Cara fiton një penallti. Skuka i "asiston" topin Asllanit për të realizuar nga pika e bardhë
53' Skuka i pandalshëm në sulm, humbet rastin e tij të artë
45'+2' Mbyllet pjesa e parë
28' Kombinim perfekt Asllani- Cokaj dhe finalizim perfekt nga Skuka
9' Skuka harkon bukur në zonë por Laçi nuk arrinë të mposhtë portierin
4' Skuka rrëzohet në zonë, VAR thërret arbitrin kryesor
1' Starton takimi miqësor me topin e shkelmua nga kuqezinjtë