Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Fitore jetike për Kukësin, verilindorët “zhysin” Kastriotin në fundin e tabelës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Fitore jetike për Kukësin, verilindorët

KUKËSI – KASTRIOTI 1-0

KUKËSI: Tafas, Lamçe, Bytyçi, Ebert, Ndreca, Mbarak, Sh. Taipi, Basha, Gj. Taipi, Xhonson, Barbosa Trajner: Rrahman Hallaçi

KASTRIOTI: Malaj, Prenkoçeviç, Stojanoviç, A. Selmani, Rami, Karakaçi, Onanuga, Mehmeti, Zogaj, Hasani, Greca Trajner: Ardian Mema

Gjyqtar: Olsid Ferataj

Ndeshja: Kukësi ka fituar minimalisht 1-0 kundër Kastriotit. Një sfidë mjaft delikate, por që në fund ka nxjerrë fitues verilindorët. Skuadra e drejtuar nga trajneri Rrahman Hallaçi e kërkoi për gjatë gjithë 90 minutave triumfin dhe në fund arritën të dilnin me 3 pikë. Duhet përmendur fakti që pati edhe shumë raste të tjera nga kuksianët, por pa mundur të shfrytëzohen si duhet. Pas kësaj ndeshje, Kukësi ngjitet në vendin e shtatë me 25 pikë, ndërsa krutanët zhyten në fundin e tabelës me 20 pikë.

Komenti minutë pas minute:

90'- Gjyqtari i katërt jep 4 minuta shtesë.

74′ -  Zëvendësim i dyfishtë te Kukësi. Largohen Shqiprim Taipi dhe Barbosa, në vendin e tyre futen Sula dhe Rashiti.

70′ - Zëvendësim te Kastrioti. Largohet Onanuga dhe në vendin e tij futet Reginaldo.

53'- Kukësi realizon golin e dytë, por anulohet për faull nga Ebert.

 

49'- Kukësi realizon golin e parë. Gjuan mirë Basa duke mposhtur portierin Malaj. 

46'- Starton pjesa e dytë.

45'- Mbyllet pjesa e parë në Kukës.

41′ - Shqiprim Taipi provon me një të djathtë nga distanca, por sfera shkon mbi kuadrat.

18'- Kastrioti pranë golit. Silvio Zogaj gjuan me të majtën, por pret mirë Tafas. 

8'- Rasti i parë për Kukësin. Gjuan Peposhi, por pret mirë Malaj.

6′ - Zëvendësim i detyruar te Kukësi. Largohet Xhonson i dëmtuar dhe Peposhi zë vendin e tij.

1’- Nis ndeshja në Kukës Arena.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga