Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Fitore in extremis, Erzeni mposht Laçin dhe arratiset në krye të Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Fitore in extremis, Erzeni mposht Laçin dhe arratiset në krye

Erzeni 1 - 0 Laçi

Superliga - java 5 - 17:45

Stadiumi: Niko Dovana, Durrës

Arbitër: Kridens Meta

Formacionet zyrtare:

Erzeni: Xhika, Iljazi, Krasniqi, Sadiki, Peposhi, Alan, Mehmeti, Amir, Ademi, Nonato, Kadriu Trajner: Xhevahir Kapllani

Laçi: Dajsinani, Roganovic, Velkoski, Turkaj, Ziko, Borysiuk, Peterman, Manellari, Adeleke, Mazrekaj, Spahiu Trajner: Dejan Vukiceviç

Ndeshja: Erzeni ka arritur të marrë një fitore me mjaft vlera kundër Laçit, teksa ka mposhtur 1-0 kurbinasit në "Niko Dovana". Një triumf i rëndësishëm për të besuarit e trajnerit Xhevahir Kapllani që tashmë e shohin veten në vendin e parë me 11 pikë. Erzeni iu fal penalltisë së shndërruar në gol nga Kahrimanoviç. Pas kësaj ndeshje, shijakasit gjenden në vendin e parë me 11 pikë, kurse Laçi në të tetin me 3 pikë.

Komenti minutë pas minute:

 

90+8'- Penallti për Erzenin. Shijakasit shënojnë dhe marrin 3 pikë të arta.

90'- Gjyqtari i katërt jep 5 minuta shtesë.

80'- Rikthehet ndricimi në stadiumin e Durrësit.

75'- Ikin dritat në stadiumin "Niko Dovana". Tifozët në kor: Rama ik!

70'- Amir ka mundësinë e artë për të cuar topin në rrjetë, por sfera shkon jashtë kuadratit.

67'- Gjuan Babatunde, por sfera shkon jashtë,

 

60'- Kadriu godet tranversën. Erzeni pranë golit. 

 

55'- Rast i artë për Erzenin. Portieri Dajsinani bën mrekullinë.

49'- Goditje dënimi për Lacin. Kroson Mazrekaj, por topi largohet nga mbrojtja shijakase.

46'- Nis pa ndryshime pjesa e dytë.

45+3' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.

45' Tre minuta shtesë.

39' Kadriu godet jashtë, nuk përfiton Erzeni.

 

32' Alan kërkon të "vjedhë" 11 metërsh. Meta e ndëshkon me karton të verdhë për stimulim. Të verdhë edhe për Turkaj.

 

15' Spahiu shënon për Laçin. Pas konsultës me VAR, gjithçka anullohet për pozicion jashtë loje.

 

14' Ademi rrëzohet në zonën mike, Erzeni kërkon 11 metërsh. Aksioni vijon duke u quajtur ndërhyrje e saktë.

 

 

12' Rast për moviolë, Xhika ndërhyn te Adeleke, Meta vijon lojën.

 

1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga vendasit.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga