Inter 2-0 Lecce (Mkhitaryan 28', Lautaro 52')
Serie A
Java 25
Stadiumi: San Siro
Ndeshja: Interi fitoi pastër 2-0 përballë Lecces në San Siro me golat e Mkhitaryan në pjesën e parë dhe kapitenit Lautaro Martinez në të dytën. Zikaltërit nuk e diskutuan për asnjë cast fitoren teksa kontrolluan ndeshjen nga fillimi deri në fund.
Me këtë trepikësh, ata rimarrin edhe njëherë vendin e dytë duke shkuar në kuotën e 50 pikëve, 2 më shumë se Lazio dhe 3 nga Milani.
Sfida e rradhës për djemtë e Inzaghit është ajo ndaj Spezias në transfertë më 10 shkurt. Për mesfushorin shqiptar, Asllani nuk pati asnjë minutë loje duke “shijuar” një tjetër ndeshje nga stoli.
Formacionet Zyrtare:
INTER (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Gosens; Dzeko, Lautaro. Trajner: Simone Inzaghi.
LECCE (4-3-3): Falcone; Gendrey, Tuia, Umtiti, Pezzella; Maleh, Hjulmand, Gonzalez; Strefezza, Ceesay, Di Francesco. Trajner: Marco Baroni.
Rastet e ndeshjes:
52' Dyfishohet rezultati, Lautaro MARTINEZ "qetëson" Interin
28; Shënon Interi, Mkhitaryan sjell festën në San Siro
22' Pretendime për penallti nga Interi, Gosens pengohet në zonë por për gjyqtarin, asgjë.