Është mbyllur ndeshja e kampionatit turk mes Gaziantep dhe Bolsupor me rezultatin 3-1 për vendasit. Golin e vetëm për skuadrën mike e shënoi sulmuesi shqiptar Dejvi Bregu i cili e nisi nga stoli këtë ndeshje dhe shënoi golin e 2-1 në minutën e 87’.
Një gol mjaft i bukur për sulmuesin i cili zbukuron ndeshjen që po fliste kundër Boluspor. Ky është goli i parë për këtë sezon nga Dejvi Bregu i cili regjistron edhe një asist në 17 ndeshje të luajtura.
Poll