
Rusi-Danimarka 1-4
NDESHJA: Është mbyllur me fitoren 1-4 sfida Rusi-Danimarkë. Një fitore e madhe e Kombëtares daneze që me humbjen e Finalndës, sigurojnë vendin e dytë dhe kualifikimin për në fazën e 1/8. Ndeshja nisi mirë për Danimarkën që shënoi që në pjesën e parë me Damsgaard. Në fraksionin e dytë, Poulsen përfitoi nga një gabimi i mbrojtjes dhe shënoi golin e dytë. Rusia rihapi sfidën me kapitenin Dzyuba që u tergua I saktë nga penallti. Danimarka nuk u ndal me kaq pasi Christiansen shënoi një tjetër supergol nga distanca, ndërsa Maehle vulosi përfundimisht ndeshjen në 1-4. Me këtë fitore, Danimarka shkon në vendin e 2-të me 3 pikë, por ka golavarazh më të mirë se Rusia dhe Finlanda e për këtë arsye kualifikohen direkt për në fazën e 1/8.
EURO 2020/ Grupi B
Rusia: Safonov; Mario Fernandes, Diveev, Dzhikiya, Kudryashov, Kuzyaev; Al. Miranchuk, Ozdoev, Zobnin, Golovin; Dzyuba.
Danimarka: Schmeichel; Christensen, Kjaer, Vestergaard; Wass, Hojbjerg, Delaney, Maehle; Damsgaard, Poulsen, Braithwaite.
Gjyqtar: Clement Turpin
Komenti minutë pas minute:
90' Mbyllet ndeshjam Danimarka fiton me poker dhe siguron vendin e dytë dhe kualifikimin për në 1/8.
82' GOL!! Danimarka nuk ndalet, Maehle gjen edhe golin e 4-të.
80' GOL!!! Danimarka gjen edhe golin e 3-të, Christensen lëshon një predhë nga jashtë zone dhe topi ndalet në rrjetë.
70' GOL!!! Ngushohen shifrat, Dzyuba godet saktë nga penalltia duke mposhtur portierin e Danimarkës.
59' GOL!!! Gafë e pabesueshme e lojtarëve të Rusisë, përfiton Polsen që me portën bosh e dërgon topin në rrjetë.
46' Starton pjesa e dytë Rusi-Danimarkë.
45' Mbyllet pjesa e parë, Danimarka bën "ligjin" në shtëpi.
38' GOL!!! "Perlë" e Damsgaard, lojtari nga jashtë zone gjuan saktë me topin që ndalet në fundin e rrjetës.
18' Rusia pranë golit, Golovin gjuan brenda zonës, por ndalet nga Schmeichel.
1' Starton ndeshje, topi i parë shkelmohet nga