
Ukraina 0 - 1 Austria
Grupi C-EURO 2020
Austria ia ka dalë të marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e fundit të grupeve të EURO 2020 ndaj Ukrainës, me shifrat 0-1 (Arena Natpional).
Për të parë golin na duhej të prisnim 21 minuta lojë. Gjithçka nis nga këmbët e Alaba, i cili kroson nga këndorja dhe Baumgartner nuk fal. Të besuarit e teknikut Foda do kishin mundësi të dyfishonin me Laimer dhe Arnautovic, por s'arrijnë dot këtë gjë në pjesën e parë. Në të dytën, lojtarët e Shevchenkos provojnë me aksione sporadike, gjithsesi, austriakët qëndrojnë mirë në prapavijë.
Kështu, Austria kalon tutje si vend i dytë, ndërsa Kombëtarja e verdhë është e 3-ta dhe do shpreson të jetë mes 4 nga 6 skaudrat e vendeve të 3-ta që kualifikohen.
FORMACIONET ZYRTARE:
UKRAINA (4-3-3): Bushchan; Karavaev, Zabarnyi, Matviyenko, Mykolenko; Malinovskyi, Sydorchuk, Zinchenko; Yarmolenko, Yaremchuk, Shaparenko.
AUSTRIA (3-4-2-1): Bachmann; Dragovic, Alaba, Hinteregger; Lainer, Laimer, Schlager, Grillitsch; Baumgartner, Sabitzer; Arnautovic.
Minutë pas minute:
90- Mbyllet takimi.
83- Austria pretendon për penallti, me arsyetimin se Matvienko e ka prekur topin me dorë.
77- Ndërhyrje e gabuar nga Zinchenko. Arbitri kursen kartonin në këtë rast.
74- Mundësi e mirë për ukrainasit me një goditje standarde.
60- Panik në zonen austriake, ku vetëm fati i shpëton nga autogoli.
46- Nis e dyta.
45-Mbyllet fraksioni.
37- Bushchan bën një super pritje. Topi në këndore i takon Austrisë.
21- GOLLL. Baumgartner zhbllokon takimin. Austria është në avantazh, pas një presioni të vazhdueshëm që ushtronte.
15- Austria ka kontrollin e lojës, duke dominuar totalisht.
10- Goditje e dobët e Dragovic. Lojtari i Leverkusen dërgon topin mbi kuadrat.
7- Krosim për Yarmolenkon, gjithsesi, shumë i fortë dhe s'e mbërrin dot.
4- Yarmolenko futet në zonë, por gjuan keq.
1- Nis ndeshja.