
KUKËSI – ERZENI 1 – 2 (Salami 30'/ Kahrimanovic 60', Zeka 63')
Ndeshja: Mbyllet sfida në “Kukës Arena”, me Erzenin që largohet me 3 pikët pas 90-të minutave të luajtura. Shijkasit triumfojnë 2-1 ndaj verilindorëve me përmbysje, duke siguruar kështu një 3 pikësh shumë të rëndësishëm për mbijetesën, me Skerdi Bejzaden që merr edhe fitoren e parë në krye të Erzenit.
Në Kukës fillimisht do të shënonin verilindroët me anë të Salamit. Ky i fundit në minutën e 30-të çoi peshë gjithë stadiumin me supergolin e tij në ‘stilin’ Jasir Asani. Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e verilindorëve, teksa në të dytën do të kishte një tablo tjetër.
Erzeni do të barazonte shifrat me Kahrimanovic në minutën e 60-të me anë të një penalltie. Por jo vetëm kaq, pasi vetëm 3 minuta më pas shijakasit shënojnë edhe golin e dytë me anë të Agim Zekës. Kaq mjaftoi dhe në Kukës “plasi’ skandali.
Tifozët futen në fushë dhe sulmojnë forcat e sigurisë, me skuadrat dhe arbitrat që hyjnë në dhomat e zhveshjes. Urdhërohet boshatisja e stadiumit dhe sfida rinis pas 20 minutave. Minutat e mbetura nuk do të kishte më gola, pavarësisht këmbënguljes së verilindorëve për të barazuar shifrat.
Një humbje që “dhemb” për verilindorët, të cilët humbasin një “finale” ndaj një rivali direkt për mbijetesën. Pas kësaj sfide ndodhen në vendin e fundit në klasifikim me 19 pikë, ndërsa Erzeni ngjitet në vendin e 8-të me 26 pikë.
Abissnet Superiore: Java e 25-të
Stadiumi: “Kukës Arena”
Arbitër: Olsion Yzeiraaj
Formacionet zyrtare:
Kukës: Tafas, Duka, Lala, Zogos, Murati, Lleshi, Rivas, Abdou, Mingos, Nicolai, Kango. Trajner: Bledar Devolli.
Erzeni: Hasanbelli, Osmanllari, Kacbufi, Atanda, Asani, Maliqi, Dakaj, Kahrimanoviç, Peposhi, Zeka, Marzuk. Trajner: Skerdi Bejzade
Komenti minutë pas minute:
90+4'- Mbyllet ndeshja ne Kukes, Erzeni triumfon 2-1 ndaj verilindoreve.
84'- verilindoret sulmojne me te gjitha forcat, por nuk mund te cajne mbrojtjen e shijakasve.
77'- Fantastik Kahrimanovic, kapiteni i shijakasve ndal gjuajtjen e Beshirajt, duke i hequr mundesine e golit asulmuesit te verilindoreve.
72'- Kukesi vazhdon te kembengule per te barazuar shifrat, por verilindoret nuk kane saktesine e duhur, me shijakasit qe vetem mbrohen.
65'- Rinis Loja ne "Kukes Arena".
- Skuadrat dalin ne fushen e lojes, fillimisht do te bejne 5 minuta nxehmje VIDEO
64'- Skuadrat hyjne ne dhomat e zhveshjes bashke me arbitrat e ndeshjes, ne pritje te qetesimit te situates. Kërkohet qe te nxirren te gjithe tifozet jashte stadiumit per te rifilluar sfida. VIDEO
64'- Plas ne "Kukes Arena" pas permbysjes se rezultatit nga Erzeni. Forcat e sigurise goditen nga tifozet. VIDEO
63'- Gol Erzeni. Shijakasit permbysin me Agim Zeken, i cili perfiton nga ne gabim trashanik i mbrojtjes se Kukesit. VIDEO
60'- Gol per shijakasit. Kahrimanovic barazon shifrat nga pika e bardhe e penalltise. VIDEO
59'- Penallti per Erzeni. Dakaj ndalej me faull ne zonen e Kukesit nga Lala. VIDEO
53'- Erzeni provon te gjej golin, por Kukesi mbrohet sic duhet.
46'- Nis pjesa e dyte. Kukesi kerkon golin e sigurise, ndersa shijakasit duan barazimin.
45+4 '- Mbyllet pjesa e pare me avantazhin 1-0 te Kukesit ndaj Erzenit. Goli i Salamit vendos ne 45-minutat e para.
34'- Kukesi merr zemer nga goli, verilindoret nisen ne sulm. Rivas gjuan, por topi shkon mbi porte. VIDEO
30'- Salami shenon nje supergol, te ngjashem me Jasir Asanit. Kukesi ne avantazh. VIDEO
20'- Kukësi provon nga goditja e këndit dy herë rresht, por Erzeni mbrohet siç duhet.
17'- E pabesueshme çfarë humbet Kahrimanovic, gjuajtja e sulmuesit shkon fare pak mbi portën e Tafas. VIDEO
12'- Rast i artë për Kukësin, por topi i nisur për Rivas pritet sic duhet nga Hasanbelli. VIDEO
1’- Starton sfida në “Kukës Arena”, Devolli dhe Bejzade luftë për fitoren e parë