
Ernest Muçi është bërë protagonist absolut në sfidën që po luhet aktualisht mes Legia Varshav dhe Widzew Lodz në kampionatin polak. Ish-sulmuesi i Tiranës e ka nisur si titullar këtë sfidë dhe a gjetur menjëherë rrugën e rrjetës duke shënuar që në minutën e 5-të.
Një top i gjatë nga portieri dhe një vrapim i shpejtë i 22-vjeçarit do të vinte Muçin përballë portierit kundërshtar. Me klasin që e karakterizon, Muçi shënon me një goditje plot finesë duke e dërguar topin në shtyllën e dytë e më pas në rrjetë.
Një gol që vjen në prag të grumbullimit me Kombëtaren për dy ndeshjet jetike ndaj Çekisë dhe Polonisë.
Poll