
Eneo Bitri ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me Banik Ostrava. Ish-mbrojtësi i Partizanit mori rolin e “sulmuesit” teksa në minutën e 63’ do të përfitonte nga krosimi i shokut të skuadrës për të dërguar topin në rrjetë ashtu siç di të bëjë më mirë, me kokë.
Shtatlarti beratas u transferua në Çeki në merkaton e janarit dhe deri tani ka luajtur në 8 ndeshje, përfshirë këtë të sotmen ndaj Sigma Olomouc ku shënoi edhe golin e dytë me fanellën e re.
Bitri është një nga kandidatët për një vend në Kombëtaren shqiptare dhe me paraqitjet e fundit duket se i ka rritur akoma më shumë kuotat e tij.
Poll