
Egnatia-Teuta 1-1 (Kasa 26'/ Gruda 36')
Abissnet Superiore, java e 26-të
Stadiumi: "Egnatia Arena"
Ka përfunduar sfida mes Egnatias dhe Teutës. Ekipet janë ndalur në një barazim 1-1 në Rrogozhinë. Ndeshja ishte plot emocione dhe raste ku nuk munguan as tensionet në tribuna. Ishin vendasot ata që shënuan të parët pas një kundërsulmi me Kasën në minutën e 26. Por 12 minuta më vonë ishte Gruda ai qëq shfrytëzoi një gabim të mbrojtësit Atanda duke barazuar sfidën në 1-1. Në pjesën e dytë pati raste dhe tensione. Egnatia ishte më kërkuese dhe pati plot raste por Pano Qirko ishte në një ditë të mirë duke bërë pritje të deçizive. Në minutën e 69 sfida u ndërpre pas një problemi në tribuna. Ishin tifozët rrogozhinas që hodhën sende në drejtim të pankinës së durrsakëve. Arbitri e ndërpreu ndeshjen për 14 minuta kur gjendja u qetësua. Pjesën e mbetur të lojës vendasit u hodhën të gjithë në sulm por Teuta ishte me fat. Në minutën e 92 Gruda fitoi një penallti por Kallaku godit keq duke humbur një mundësi të artë për të çuar në avantazh durrsakët. Kështu sfida u mbyll në barazim 1-1 duke mos kënaqur asnjë nga skuadrat.
Formacionet zyrtare:
Egnatia: Puja; Atanda, Malota, Lila, Memolla, Fangaj, Medeiros, Paulaskas, Jackson, Kasa, Dwamena. Trajner: Edlir Tetova
Teuta: Qirko; Jazxhi, Kotobelli, Kouros; Marku, E. Vila, Karabeci, Gjinollari; Kallaku; Gruda, L. Vila. Trajner: Edi Martini
Komenti minutë pas minute:
110'- Mbyllet sfida në barazim 1-1.
93'- Kallaku godet por pret Puja.
92'- Penallti për Teutëm.
90'- Atanda godet por Qirko bën një super pritje
84'- Kros në zonë, Pulaskas godet me kokë, ngjitur me shtyllën. Pranë golit Egnatia.
74'- Rinis loja. Topi për Teutën.
70'- Vazhdon ndeshja e ndërprerë prej 10 minutash. Arbitri akoma nuk ka vendosur të nis lojën.
60'- Tensione në stadium, ndeshja ndërpritet për disa minuta.
46'- Nis pjesa e dytë në "Egnatia Arena"
45+3' Mbyllet pjesa e parë mes Egnatias dhe Teutës në barazim 1-1.
37'- Gruda merr topin nga Atanda, futet në zonë dhe shënon, 1-1. Barazon Teuta.
35'- Memolla ndëshkohet me të verdhë për duart të ngritura lart.
31'- Memolla godet nga jashtë zone, por topi shkon jashtë.
26'- Kasa në kundërsulm, afrohe në zonë dhe ka shënuar, 1-0 për Egnatian.
22'- Paulaskas në zonë, godet por Qirko i mohon golin.
16'- Gruda godet me kokë, por Puja grushton mjaft mirë.
7'- Lorenco Vila në zonë, vjen goditja por jashtë. Pranë golit Teuta.
1'- Nis takimi në "Egnatia Arena".