Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Eleminuan Gjermaninë , tifozët koreanë "masakrojnë" me vezë kombëtaren e tyre

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Eleminuan Gjermaninë , tifozët koreanë

Korea e Jugut hyri në histori këtë kampionat Botëror duke eleminuar kampionët në fuqi të Gjermanisë që në fazën e grupeve, pas fitores në ndeshjen e fundit kundër "panzerave" me rezultatin 2-0.

Por mesa duket kjo nuk u ka mjaftuar tifozëve koreanë, të cilët në pritjen zyrtare që iu bë skuadrës me rastin e kthimit të saj në Seul, kanë gjuajtur me vezë në drejtim të lojtarëve. Gjithashtu drejt kombëtares janë hedhur dhe disa tapete me ngjyrat e flamurit të Britanisë. Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e sigurisë, ndërkohë që delegacioni i skuadrës koreane dukej mjaft i habitur nga ky veprim.

Ndërsa të gjithë prisnin një mirëseardhje të ngrohtë për ata që i shkaktuan Gjermanisë dështimin më të madh në një Kupë Bote, koreanët me shumë mundësi kërkonin një rezultat më të mirë të përfaqësuese së tyre në këtë edicion.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=99&v=MYjG1JDGQXU

Tags:

RUSI 2018

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga