
Tensione për tifogrupin besnik të Kombëtares shqiptare “Tifozat Kuqezi” para ndeshjes me Poloninë, mbrëmjen e djeshme. Teksa po afroheshin për të hyrë në stadium, ata janë përplasur me policinë polake pasi disa prej anëtarëve të grupit nuk u lejuan të futeshin në stadium.
Tifozët tentuan të fusnin mjete piroteknike në stadium dhe janë kapur nga forcat e sigurisë ku janë arrestuar. Vetë tifogrupi, në rrjete sociale, i ka bërë thirrje institucioneve shqiptare të ndërhyjnë për të liruar menjëherë katër tifozët.
Nga pamjet e siguruara eksluzivisht nga Newsport.al, shihen anëtarët e grupit teksa përplasen me policinë polake në një gjendje të tensionuar.
VIDEO EKSKLUZIVE:
Poll