Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Egnatia i tregon forcën Laçit, rrogozhinasit mposhtin dhe lënë pas kurbinasit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Egnatia i tregon forcën Laçit, rrogozhinasit mposhtin dhe

LAÇI – EGNATIA 0-1

LAÇI: Selmani, Roganoviç, Velkoski, Turkaj, Ziko, Manellari, Babatunde, Ujka, Spahiu, Shkurtaj, Mazrekaj Trajner: Gentjan Mezani

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Malota, Atanda, Musta, Mëllugja, Agbekpornu, Fernando, Xhekson, Paulauskas, Kasa Trajner: Edlir Tetova

Gjyqtar: Florian Lata

Ndeshja: Egnatia ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 në transfertë kundër Laçit, ndeshje e vlefshme për javën e 21-të të Superiores. Rrogozhinasve u ka mjaftuar goli i shënuar nga Paulauskas për të marrë 3 pikë të rëndësishme në stadiumin e vështirë të kurbinasve. Edhe pse vendasit u përpoqën të barazonin shifrat, të besuarit e Tetovës ishin të vendosur mirë në fushë për të dalë me fitore nga Laçi. Pas kësaj ndeshje, Egnatia ngjitet në vendin e katërt me 30 pikë, kurse Laçi në të gjashtin me 29 pikë.

Komenti minutë pas minute:

 

90+5'- Akordohet penallti për Laçin, por VAR-i e anulon për pozicion jashtë loje. 

90'- Gjyqtari i katërt jep 4 minuta shtesë.

80'- Shkurtaj tenton të vertikalizojë, por nuk është i saktë.

73'- Bledar Lila provon me të djathtën, sfera devijohet dhe shkon në këndore.

52'- Serxho Ujka gjuan nga distanca, por pa rezultat.

46'- Nis pjesa e dytë.

45'- Gjyqtari i katërt jep 2 minuta shtesë.

 

45'- Egnatia realizon golin e dytë me Kasën, por lojtari gjendet në pozicion jashtë loje. 

27'- Gjuan Vasil Shkurtaj, por shtylla i mohon festën kurbinasve.

 

23'- Egnatia realizon golin e parë. Paulauskas shkëputet bukur dhe mposht portierin Selmani që e prek sferën, por pa mundur t'i ndryshojë udhë.

13'- Egnatia sërish pranë golit, por prapë pret mirë Gentian Selmani.

 

7'- Egnatia pranë golit. Kasa pason nga e djathta për Jackson. Gjuan mirë braziliani, por Selmani bën mrekullinë.

1’- Starton ndeshja në stadiumin kurbinas.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga