Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Egnatia i shënon 3 gola, rrogozhinasit ulin Vllazninë me "këmbë në tokë"

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Egnatia i shënon 3 gola, rrogozhinasit ulin Vllazninë me

Egnatia 3 - 0 Vllaznia (Delarge 22', Musta 24', Camaj 62')

NDESHJA/ Egnatia ka fituar 3-0 me Vllazninë në Rrogozhinë. Për javën e katërt në Superligë, skuadra e Tetovës i ka dhënë leksion Vllaznisë, duke ulur me këmbë në tokë shkodranët.

Dy fitoret me Kukësin dhe Tiranën duket se janë harruar nga Vllaznia, që merr një humbje në një fushë të vështirë. Golat për Egnatian janë shënuar nga Delange në minutën e 22 pas asistit të Mustës, me këtë të fundit që vetëm dy minuta më vonë do shënonte golin e dytë.

Në të 62 minutë, Camaj i ka vënë vulën kësaj ndeshje për 3-0. Pas javës së katërt, Egnatia merr vendin e dytë, duke e bashkëndarë me Vllazninë, në kuotën e gjashtë pikëve.

Kategoria Superiore - java 4 - 15:00

Stadiumi: Arena Egnatia, Rrogozhinë

Arbitrat: Kreshnik Cjapi, Ilir Tartaraj, Orgest Grabova, Dorjan Maletaj VAR: Olsion Yzeiraj AVAR: Marjus Qose

Formacionet zyrtare:

Egnatia: Sherri; Kacbufi, Atanda, Malota, Fangaj, Zejnullahi, Fernando, Jackson, Musta; Delarge, BamBam Trajneri: Edlir Tetova

Vllaznia: Zogovic; Gurishta, Juric, Bulatovic, Smajli; Jonuzi, Boshnjaku, Heric, Mala, Kaina, Hoxhaj

Trajenri: Mirel Josa

Komenti minutë pas minute:

90' Mbyllet 3-0 ndeshja.

89' Mihana nuk i beson syve, sfera del mbi portë.

 

88' Musta lë fushën mes duartrokitjeve, në vend të tij Selita.

81' Erald Hyseni merr vendin e Zejnullai te vendasit.

69' Vllaznia hedh në fushë Aralica, në vend të Kaina.

66' Joel merr vendin e Delarge.

62' GOOL! Camaj përfiton nga krosimi i Fernando dhe gjen golin e tretë. Mbrojtja e Vllaznisë e pavendosur.

 

51' Trajektore e çuditshme, Zejnullai befason Zogovic, me mbrojtësin fundor që devijon në këndore.

 

46' Nis pjesa e dytë. Camaj dhe Mihana në fushë, dalin Jackson dhe Dos Santos te Egnatia. Vulaj dhe Kruja marrin vendin e Heric dhe Hoxhaj te Vllaznia

45+4' Mbyllet 2-0 pjesa e parë.

45' Katër minuta shtesë.

40' Rejan Alivoda merr vendin e Boshnjakut.

24' GOOL! Musta protagonist absolut, mbrojtësi gjen golin e dytë. Egnatia befason miqtë. Arbitri konsultohet me VAR dhe goli quhet i rregullt.

 

 

22' GOOL! Musta "merr zvarrë" katër mbrojtës miq dhe shërben bukur për Delarge. Egnatia në avantazh.

 

1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga Egnatia.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga