
EGNATIA – LAÇI 1-1
Kategoria Superiore| Java 30
Gjyqtar: Eldorian Hamiti
Formacionet Zyrtare:
Egnatia (4-3-3): Sherri; Fangaj, Atanda, Malota, Memolla; Zejnullai, Agbekpornu, Fernando; Kasa, Dwamena, Jackson Trajner: Edlir Tetova
Laçi (4-4-2): Selmani; Roganovic, Velksoski, Turkaj, Ziko; Spahiu, Manellari, Ujka, Qato; Guindo, Shkurtaj Trajner: Stavri Nica
Ndeshja: Një 90 minutësh spektakolar mes Egnatias dhe Laçit zhvilluar në stadiumin e Partizanit për shkak se impianti rrogozhinas ishte dënuar nga Disiplina. Takimi nis keq për vendasit që mbeten me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Zejnullait. Lojtarët e Tetovës nuk dorëzohen, megjithatë 45 minuta mbyllen me rezultatin 0-0. Ndërkohë pjesa e dytë nis menjëherë me gol për kurbinasit me Guindon që nuk gabon në zonën e Egnatias. Edhe pse rrogozhinasit ishin me 10 lojtarë arritën të barazonin me penallti, duke pasur edhe shumë mundësi të tjera shënimi. Pas kësaj ndeshje, Egnatia ngjitet në vendin e 3-të në kuotën e 43 pikëve, ndërsa Laçi mbetet në vend të 5-të me 40 pikë.
Komenti minutë pas minute:
90'- Gjyqtari i katërt jep 6 minuta shtesë.
81'- Egnatia pranë golit të dytë. E pabesueshme çfarë humb lojtari i rrogozhinasve.
66'- Laçi shënon golin e dytë, por anësori e anulon për pozicion jashtë loje.
62'- Gjuan saktë Jackon dhe barazohet rezultati.
60'- Ndërhyn VAR-i dhe penallti për Egnatian. Ruganovic pengon në zonën kurbinase Malotën. Pas konsultimit në VAR, Eldorian Hamiti akordon penallti.
50'- Laçi në avantazh. Guindo shënon golin e parë.
49'- Goditje dënimi për Egnatian. Gjuan Dwamena, sfera shkon jashtë.
46'- Starton edhe pjesa e dytë.
45'- Gjyqtari i katërt jep 3 minuta shtesë.
25'- Egnatia me 10 lojtarë. Zejnullai ndëshkohet me karton të kuq.
23'- Turkaj ndëshkohet me karton të verdhë. Lojtari i Lacit ndal me faull Fernandon.
15'- Sebastian Spahiu shmang këdo që i del përpara. Atanda e ndal me faull.
7'- Moment i rrezikshëm në portën e Egnatias. Zgjidh gjithcka mirë Eldorian Hamiti.
1’- Starton ndeshja në stadiumin e Partizanit.