VIDEO/ E pritën gjithë verën, Partizani reklamon golin e sulmuesit brazilian
Shkruar nga NEWSPORT
Victor Da Silva ishte një nga lojtarët e afruar në merkaton e verës nga klubi i Partizanit. Sulmuesi brazilian u transferua tek të kuqtë në limitet e hyrje-daljeve me pretendimin se do të kishte një rol të rendësishëm në kryeqytet.
Megjithatë dëmtimet e penalizuan duke e lënë më shumë në infermieri. Së fundmi ai është kthyer ne fushë për të dhënë kontributin e tij me Partizanin. Klubi i kuq ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon golin e dytë të shënuar nga Da Silva në fitoren 3-0 kundër Erzenit.
Kujtojmë që skuadra e Colellës bëri një ndeshje të madhe duke arritur të triumfojë me 10 lojtarë ndaj shijakasve.