
Luftëtari 0-0 Teuta
Stadiumi: Gjirokastra
Formacionet zyrtare:
Luftëtari: 4-5-1 Paiteris, Qato, Lala, Isufaj, Kukaj, Prikas, Dragoshi, Açka, Hyseni, Dushkaj, Lika. Trajner: Giorgios Marantasa
Teuta: 4-2-3-1 Frashëri , Kuro, Arapi, Hoxha, Todorovski, Gashi, Aleksi, Avdyli, Çyrbja, Kallaku, Khalid Trajner: Bledi Shkëmbi
Gjyqtarë: Emirjon Sino, Orgest Grabova, Mario Shazivari, Hermal Llapra
Ndeshja: Një sfidë pa shumë emocione me të dy skuadrat që më shumë tentojnë të mbrohen se sa shënojnë. Pjesa e parë nuk ka raste shënimi, ndërsa në të dytën është ekipi durrsak që mundohet të reagojë për të arritur golin e fitores. Megjithatë trajneri Marantas e ka vendosur shumë mirë në fushë ekipin e tij dhe në fund të dy skuadrat ndajnë nga 1 pikë. Pas kësaj ndeshje, Luftëtari ngjitet në kutoën e 7 pikëve duke qëndruar në vendin e parafundit, ndërsa Teuta barazohet me pikë me Kukësin e vendit të katërt që ka grumbulluar 18 të tilla.
Komenti minutë pas minute:
90'- 4 minuta shtesë, por rezultati mbetet i pandryshuar.
87'- Këndore për Teutën, por largon bukur mbrojtja vendase.
68'- Shkëmbi hedh në fushë Emiliano Vilën.
55'- Gjirokastritët mundohen të ngacmojnë kundërshtarin, por ekipi i Teutës është i vendosur mirë.
45+4' Emirjon Sino mbyll pjesën e parë, 0-0
45' Arbitri akordon katër minuta shtesë
32' Teuta pranë golit, goditja nga jashtë zone ndalet nga Paiteris
18' Durrsakët më kërkues në këto minuta
14' Luftëtari tenton me Hysenin, sfera përfundon jashtë
12' Kallaku tenton nga jashtë zone, portieri i Luftëtarit ndal në dy kohë
8' Isufaj pëson një dëmtim të lehtë, pa problem për vendasit
1' Fillon takimi me topin e parë të luajtur nga Teuta