Vasil Shkurtaj duhet të qendrojë i izoluar për 14 ditë pas kthimit nga Spanja. Sulmuesi i Kukësit qendroi për rreth një muaj në shtetin spanjoll pasi me mbylljen e kufinjëve e kishte të pamundur kthimin në Shqipëri.
Shkrtuaj u nisë drejt Spanjës për t’u rikuperuar nga dëmtimi, por me përhapjen e pandemisë qendroi për shumë ditë i bllokuar e tashmë prej disa ditësh është rikthyer në vendin tonë.
Bomberi i Superligës sipas rregullit të Ministrisë së Shëndetësisë duhet të qendrojë për 14 ditë në karantinë për të parë nëse është i infektuar apo jo e më pas të lëvizi i lirë.
Një gjë e tillë nuk është respektuar nga lojtari që ditën e sotme ka dal për vrap në Golem mes njerëzve të tjerë, duke thyer çdo rregull. Ditë më parë Shkurtaj ishte në plazh me disa nga shokët e skuarës duke mos respektuar kështu aspak karantinën e detyruar.
