Mbrojtësi i Kombëtares Mario Mitaj është rikthyer në versionin më të mirë. Në sfidën e mbrëmjes së djeshme kundër Al Kholood, gjysmëfinalen e Kupës së Arabisë Saudite, 22-vjeçari shqiptar ishte fantastik në krahun e majtë të mbrojtjes, duke u vlerësuar me notën 7.7.
Edhe pse Al-Ittihad u mposht 2 – 3, Mitaj mbajti tjetër “profil”, ndërsa sipas “SofaScore” bën pjesë në formacionin më të mirë të gjysmëfinaleve të Kupës.
Në krahun tjetër të prapavijës nuk mungon as ish-mbrojtësi i Milanit Theo Hernandez, ndërsa në mesfushë gjendet edhe Kessie.
Finalja e madhe do të luhet mes Al Kholood dhe Al-Hilal. Për trajnerin e Shqipërisë Sylvinho, kjo paraqitje e legjionarit jep “garanci” para sfidës me Poloninë, faza “Play-Off” e Kupës së Botës. Më datën 21 mars, do të publikohet lista me lojtarët e grumbullar.
