Inter-Benfica 3-3 (Barella 13', Lautaro 65', Correa 79'/ Aursnes 38',, Antonio Silva 86', Musa 94')
Stadiumi: Giuseppe Meazza
Interi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalet e Champions League. Zikaltrit barazuan ndaj Benfikës në “Giuseppe Meazza” me rezultatin 3-3. Ekipi i Inzaghit e kishte sot lojën në kontroll dhe nuk e pa kurrë veten në disavantazh.
Golin e parë e realizoi Barella në minutën e 13’. Më pas ishte Aursenes që barazoi përkohësisht ndeshjen në të 38-tën. Në fraksionin e dytë Interi shënoi të dytin me Lautaron në minutën e 65'.
Pastaj i sapofuturi Correa shënoi të tretin përpara se Antonio Silva të ngushtonte në 3-2. Në fund Munes barazoi sërish rezultatin në 3-3. Interi në gjysmëfinale do të ndeshet me Milanin, në një derbi spektakolar.
Formacionet Zyrtare:
Inter (3-5-2): Onana; Darmian; Acerbi; Bastoni; Dumfries; Barella; Brozovic; Mkhitaryan; Dimarco; Martinez; Dzeko. Trajner: Simone Inzaghi
Benfica (4-2-3-1): Vlachodimos; Gilberto; Antonio Silva; Otamendi; Grimaldo; Florentino; Chiquinho; Rafa Silva; Joao Mario; Aursnes; Ramos. Trajner: Roger Schmidt
Komenti minutë pas minute:
90+4'- Shënon sërish Benfica, 3-3
86'- Benfica gjen golin e dytë, Antonio Silva autor i golit.
79'- Correa shënon golin e tretë për Interin.
65'- Lautaro shënon, 2-1 Interi.
46'- Starton pjesa e dytë mes Interit dhe Benfikës.
45+2'- Mbyllet pjesa e parë në baraspeshë 1-1
38'- Aursnes dërgon topin në rrjetë, barazohet takimi 1-1.
30'- Goditje dënimi për Benfikën ,vjen goditja por Onana ka pritur në dy kohë.
12'- Barrela dërgon topin në rrjetë ,1-0 për Interin
1'- Nis takimi mes Inter dhe Benfica