Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Dramë dhe penallti në minutën e 100, një korçar rrëzon SKËNDERBEUN nga Superliga, shpresë për DINAMON

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dramë dhe penallti në minutën e 100, një

FT / Dinamo 1 - 1 Skënderbeu (Lilaj 90+10' (p) / Berisha 83')

Dinamo dhe Skënderbeu kanë barazuar 1-1 në stadiumin e Kamzës për javën e 33 në Superligë. Me këtë rezultat, korçarët rrëzohen zyrtarisht në Kategorinë e Parë pas 13 vitesh dhe pas dominimit të futbollit shqiptar.

Ende shpresë për Dinamon, që do duhet të fitojë dy ndeshjet e radhës dhe Egnatia të humbasë duelet, për t’u përballur në javën e 36 të Superligës, me kalendarin që rezervon surprzia.

Nëse gjithçka shkon sipas këtij skenari, Dinamo do duhet të fitojë me dy gola në javën e 36 kundër Egnatias. Megjithëse shanset janë të pakta, duket se Dinamo ende shpreson.

Dueli – Sa i takon ndeshjes, Skënderbeu kaloi në avantazh me Berishën në minutën e 83, për t’u barazuar nga Lilaj në minutën e 100 pas shtesës dhe penalltisë me VAR.

Me 25 pikë, Dinamo qëndron në vendin e 9, nëntë pikë pas Egnatias që momentalisht mban vendin play-off. Ndërkohë Skënderbeu me 25 pikë është zyrtarisht në Kategorinë e Parë.

Kategoria Superiore, java 33 - 16:45

Stadiumi: Kamëz

Arbitër: Enea Jorgji VAR: Indrit Myrtja

Formacionet zyrtare:
Dinamo (4-3-3): Simoni; Maliqi, Mija, Imami, Prodani; Demiri, Siljanovski, Sidibe; Haxhiu, Ibraimi, Reginaldo Trajner: Rodolfo Vanoli

Skënderbeu (4-3-3): Rexhepi; Frashëri, Dwumfour, Sadriu, Zguro; Pecani, Jean Victor, Agnaldo; Mara, Berisha, Mensah Trajner: Skënder Gega

Komenti minutë pas minute:

90+10' Mbyllet 1-1 ndeshja.

90+10' GOOL! Sabien Lilaj barazon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë. Prekja e topit me dorë në zonë nga mbrojtësi i korçarëve është ndëshkuar me 11 metërsh, me VAR që ka pasur problem dhe shikimi i rastit ka marrë 5 minuta kohë. Në fund Jorgji vendos për penallti, që kthehet në gol. Korçarët zyrtarisht rrëzohen nga Superliga.

90' Pesë minuta shtesë.

83' GOOL! Skënderbeu kalon në avantazh me Berishën 7 minuta nga fundi i ndeshjes. Gol shprese për miqtë, që matamatikisht kanë shanse për mbijetesë. VAR konfirmon golin. Nëse sfida përfundon kështu, Dinamo bie nga Superliga.

70' Elvi Berisha godet tranversën, miqtë pranë golit.

50' Uerdi Mara provon nga jashtë zone, goditja e lehtë e fantazistit mik ndalet nga Simoni.

46' Nis pjesa e dytë, asnjë zëvendësim nga Vanoli dhe Gega.

45' Nuk ka shtesë, mbyllet pjesa e parë.

45' Dinamo sulmon në fund, vendasit pretendojnë për penallti. Jorgji vendos të mbyllë pjesën e parë.

27' Loja përqëndrohet në mesin e fushës, skuadrat kanë frikë mos pësojnë.

10' Krosim pas sulmit nga e djathta, rrezikon Dinamo, pret Rexhepi.

9' Skuadrat studiojnë njëra-tjetrën, asnjë rast në minutat e para.

1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga Dinamo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga