Çmendet Taulant Seferi. Sulmuesi shqiptar ka shënuar sërish me Vorsklan në ndeshjen e sotme. Duket se sot është dita e penalltive në ndeshjen Vorskla – Metalist Kharkiv. Janë mbyllur 45 minutat e para dhe gjithsej janë akorduar plot 4 penallti, 3 për Vorsklan dhe 1 për miqtë. Taulant Seferi ka marrë përsipër 3 prej tyre dhe pasi shënoi të parën që barazoi ndeshjen, humbi tjetrën 5 minuta më vonë.
Ndërsa tashmë nuk e përsërit më atë gabim. Taulant Seferi i jep avantazhin me përmbysje në pjesën e parë Vorsklas duke u treguar i saktë në penalltinë e tretë personale. Veç golit, ish-ylli i Tiranës dhuroi një asist 1 minutë pas golit të tij duke mbyllur pjesën e parë në rezultatin 3-1. Me këtë gol e çon shifrën e rrjetave të prekura në 13 në të gjitha garat këtë sezon.
Goli i pare i shënuar:
Penalltia e humbur e Seferit: