Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Dinamo “trondit” Kukësin, blutë e kryeqytetit e nisin me “këmbën” e mbarë 2022

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dinamo “trondit” Kukësin, blutë e kryeqytetit e

Kukësi-Dinamo 0-1

NDESHJA: Dinamo “trondit’ Kukësin në ndeshjen e parë për këtë vit 2022. Blutë e kryeqytetit arritën të fitonin ndeshjen me rezultatin minimal 0-1 falë golit të shënuar nga Imami në minutën e 89-të. Sfida nisi e qetë nga të dyja ekipet, ndërsa pjesa e parë nuk prodhoi shumë raste. Edhe fraksioni i dytë nisi si e para me Kukësin dhe Dinamon që u treguan të kujdesshme për të mos pësuar.

Kur dukej se takimi do të mbyllej në barazim 0-0, Dinamo shënon golin e fitores. Nga një goditje dënimi përfiton Imami që brenda zonës gjuan saktë duke mposhtur portierin Tafas. Në minutat e mbetur, Kukësi tenton disa herë, por Simoni bën disa pritje të mrekullueshme duke mos pësuar gol dhe sfida mbyllet me fitoren e bluve. Me këtë fitore, Dinamo shkon në vendin e 7-të me 18 pikë, ndërsa Kukësi në vendin e 3-të me 28 pikë, po aq sa ka Laçi i vendit të dytë.

Java e 16-të e Superligës

Stadiumi "Elbasan Arena" / Ora: 16:45

FORMACIONET ZYRTARE:

Kukësi: Tafas, Bytyçi, Lulaj, Hila, Ndreca, De Lucas, Sh.Taipi, Sula, Gj.Taipi, Milunovic, Feijao.

Dinamo: Simoni, Siljanovksi, Sofranac, Imami, Samake, Lilaj, Sidibe, Demiri, Maliqi, Ibraimi, Denisson.

Gjyqtar: Juxhin Xhaja VAR: Florjan Lata

Komenti minutë pas minute:

90+4' Mbyllet ndeshja, Dinamo mposht Kukësin me rezultatin 0-1.

92' Kukësi i afrohet dy herë golit të barazimit, Simoni bën mrekullinë dhe shpëton blutë.

89' GOL!! Zhbllokohet sfida, Imami brenda zonës bën një goditje prej sulmuesi të vërtetë dhe mposht Tafas, shpërthen festa e bluve.

87' Kukësi sërish pranë golit, Hila gjuan nga jashtë zone, por pret në dy kohe Simoni.

75' Kukësi "flirton" me golin, Taipi gjuan drejt zonës, topi devijohet nga Daci dhe kalon ngjitur me shtyllën e mbrojtur nga Simoni.

71' Mundësi e mirë për Dinamon, Denisson pason për Ibraimin që pengohet në zonë, gjyqtari akordon pozicion jashtë loje.

61' Denisson kroson në zonë nga goditja e dënimit, provon Ibraimi me kokë, por pa gjetur kuadratin e portës.

57' Taipi gabon duke rikthyer topin mbrapa, përfiton Lilaj, por largon mbrojtja e Kukësit.

46' Starton pjesa e dytë Kukësi-Dinamo.

45+2' Mbyllet me pak raste për shënim dhe dy kartona të verdhë. Siljanovski dhe Ibraimi te Dinamo ndëshkohen me kartona të verdhë.

34' Gafë e Samake, mbrojtësi i Dinamos kthen topin te portieri Simoni, ky i fundit e largon topin në vështirësi. Përfiton Basa që tenton golin e "çmendur" nga larg, por shpëton Sofranac që largon topin që po shkonte drejt rrjetës.

32' Kundërsulm i Kukësit, Ndreca kroson bukur në zonë, por largon Sofranac duke evituar rrezikun në portën e Simonit.

17' Dinamo i afrohet sërish golit, Ibraimi tenton nga goditja e dënimit, por grushton Tafas duke i mohuar golin.

7' Shansi i artë për Dinamon, Ibraimi ndalet nga Tafas, por gjyqtari akordon pozicion jashtë loje.

1' Nis ndeshja, topi i parë shkelmohet nga Dinamo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga