Humbja e Shqipërisë në mes të Varshavës me shifrat 1 – 2, bëri që Kombëtarja të eliminohet nga “ëndrra amerikane”. Diskutimi për këtë temë ishte i “nxehtë” edhe në panelin e emisionit “Skaner” në MCN, mes moderatorit Gert Çarçani dhe gazetarit Artan Hoxha.
Pas kritikave nga Hoxha për menaxhimin e “vakët” në qasjen taktike te Kombëtarja në transfertën polake, Çarçani dha versionin e tij për “sulmin” e tifozëve, përfshirë edhe gazetarin Artan Hoxhën, ndaj trajnerit brazilian:
“Sulmi i tifozëve dhe opinionit të gjerë mbi trajneri Sylvinho për eliminimin e Shqipërisë kundër Polonisë, është i nveritshëm. Ti (Artan Hoxha), kur fituam në Serbi, ule kokën?!
Çfarë bëre?! Ke një orë që flet dhe thua nuk më lë ky, nuk e kuptoj. Ku e di ti që nuk do shkojmë në Botëror pas 4 vitesh? Ku e di ti?!
Keni marrë kallashin dhe keni vendosur trajnerin në cep. Nuk shkon mor burr, nuk shkon. E përsëris, kjo është baltë e neveritshme. Artanit nuk ia nxë goja të pranoj se gaboi Strakosha”.
