Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ DINAMO ngjitet në vendin e dytë, mjafton një penallti e DENISON

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ DINAMO ngjitet në vendin e dytë, mjafton një penallti e

Flamurtari-Dinamo 0-1 (Denison 83' pen.) 

Stadiumi: "Flamurtari"

Ka përfunduar supersfida e javës në Kategorinë e Parë mes Flamurtarit dhe Dinamos. Blutë e kyeqytetit morën një fitore minimale 0-1 mes polemikash dhe trazirash. Golin e vetëm të sfidës e shënoi Denison në minutën e 83 nga pika e bardhë e penalltisë. E gjitha loja ishte e ekuilibruar pa shumë ritme dhe raste. Më tepër beteja u zhvillua në mesfushë, pasi skuadrat kishin kyçur prapavijat për të mos pësuar gol. Gjithçka u ndez në fundin e lojës aty kur Dinamo fitoi një penallti. Ky rast i nxehu gjakrat pasi vendasit protestuan. Megjithatë arbitri ishte i vendosur dhe Dinamo e shndërroi penalltinë në gol me Denison. Më pas pati tensione mes stafeve të ekipeve ku protagonist u bënë trajneri i vlonjatëve Troisi dhe zëvëndësi tek Dinamo. Kjo çoi në nxjerrjen me karton të kuq të Troisit. Ndeshja u ndërpre pasi tifozët filluan të hedhin shishe dhe sende në fushë. Pas 8 minutash ndeshja rifilloi sërish, por nuk pati ndonjë ndryshim në rezultat megjithëse Flamurtari ushtroi presion për barazimin. Kjo fitore e ngjit Dinamon në vendin e dytë ndërsa e zbret Flamurtarin në vendin e tretë.

Flamurtari: Kuka, Liçaj, Shkalla, Pjeshka, Qarri, Beqja, Juri, Oliveira, Fernando, Flores, Xhonatan Trajner: Marcelo Troisi

Dinamo: Krosta, Vokrri, Dikson, Imami, Prodani, Denison, Daja, Lilaj, Allmuça, Ivan, T.Marku Trajner:Dritan Mehmeti

Gjyqtar: Kreshnik Cjapi (Fier), Dojando Myftari, Nertil Bregasi (Tirane), Olsion Yzeiraj(Patos)

Delegat: Mario Kertusha (Durres)

Vezhgues: Arjan Mali (Patos)

Komenti minutë pas minute:

104'- Përfundon sfida me fitoren e Dinamos 0-1.

89'- Rifillon loja pas disa minutash ndërprerjeje.

87'- Trajneri i Flamurtarit ndëshkohet me të kuqe

85'- Sende të hedhura në fushë, ndërpritet loja

83'- Tensionohet situata mes stafeve të ekipeve

82'- Denison nga pika e bardhë godet dhe ka shënuar 0-1 për Dinamon.

79'- Penallti për Dinamon

74'- Zëvëndësim edhe te Dinamo, largohet Sabien Lilaj, në fushë Preloshi.

72'- Zëvëndësim për Flamurtarin, largohet Flores në fushë Augusto

69'- Dylufitm në zonën dinamovite, Flamurtari pretendon për penallti por arbitri vazhdon lojën.

56'- Largohet Fernando për Flamurtarin, në fushë Carlos.

55'- Kros në zonë, por goditja shkon mbi traun e portës. Rrezikshëm Dinamo

46'- Nis pjesa e dytë në Vlorë mes Flamurtarit dhe Dinamos.

45'- Mbyllet pjesa e parë 0-0.

41'- Indio godet nga distanca, ngjitur me shtyllën.

27'- Rrezik në zonën e Dinamos, Flamurtari pretendon për penallti

25'- Goditje dënimi për Dinamon, por topi largohet nga mbrojtja vlonjate.

22'- Zëvëndësim për Dinamon, largohet Ivan dhe futet Karamba.

18'- Ndeshje e ekuilibruar mes skuadrave. Lojë e fortë në mesfushë.

1'- Nis takimi mes Flamurtarit dhe Dinamos.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga