
Skënderbeu 0-1 Dinamo (Chinedu 69')
Sfida e javës së gjashtë të Kategorisë Superiore mes Skënderbeut dhe Dinamos, u mbyll 0-1. Në Korçë u pa një lojë e vakët në pjesën e parë, me rastet që munguan. Në pjesën e dytë, kryeqytetasit rrisin presionin dhe pretendojnë për penallti në minutën e 65-të. Skuka pengohet në zonë, por gjithçka është e rregullt sipas kryesorit Andi Koçi. 4 minuta më pas, sulmuesi Chinedu bën atë që di të bëjë më mirë, duke mposhtur portierin Rexhepi.
Korçarët janë në vendin e fundit me 3 pikë, ndërsa Dinamo e pesta me 9 pikë.
Java e 6-të / Kategoria Superiore
Stadiumi: Skënderbeu
Arbitër: Andi Koçi
Formacionet:
Skënderbeu (5-3-2): Rexhepi; Meksi, Vitija, Sadriu, Doumfour, Zguro; Jean Victor, Mara, Vrapi; Berisha, Mensah
Dinamo (4-2-3-1): Harizaj; Isaevski, Imami, Sofranac, Haxhiu; Sidibe, Demiri; Mihana, Ibraimi, Bardhi; Chinedu
Minutë pas minute:
90- Mbyllet takimi.
https://twitter.com/i/status/145231356214420275890- Ka tension mes skuadrave. Shkak bëhet dueli Mihana-Meksi. Për të qetësuar situaten, mendon kryesori.
83- Ibraimi kërkon penallti me pretendimin se vendasit e kanë prekur topin me dorë. Gjithsesi, vijon loja.
82- Goli i shënuar i ka kthyer dinamovitët në prapavijë. Rrit presionin Skënderbeu me anë të Maras.
https://twitter.com/i/status/145230759123788186469- GOLLL. Chinedu zhbllokon takimin. Sulmuesi nuk fal para portës.
https://twitter.com/i/status/145230631027227033765- Dinamo pretendon për penallti, pas një ndërhyerje ndaj Skukas. Gjithsesi, nuk mendon kështu kryesori.
https://twitter.com/i/status/145230204896436635250- E fillon mirë Skënderbeu fraksionin. Meksi për të disatën herë do që të zgjidhë gjithçka vetë. Gjithsesi, 0-0 jemi ende.
46- Fillon pjesa e dytë.
45- Mbyllet fraksioni.
38- Pozicion i parregullt. Topi i takon vendasve.
34- Meksi tenton befasinë nga një distancë relativisht e madhe.
https://twitter.com/i/status/145229160926616372023- Rast i mirë për Skënderbeun. Gjithsesi, korçarët nuk përfitojnë dot.
21- Duel Chinedu-Sadriu. Shkakton faull lojtari i Dinamos.
7- Ibraimi provon nga distanca, por gjuajtja e tij ndalet në mur. E ka nisur mirë takimin ekipi i drejtuar nga Shkëmbi.
5- Doumfour largon topin nga zona, në një aksion tejet të rrezikshëm.
3- Mihana merr përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi. Gjithsesi, goditja e tij lë për të dëshiruar.
1- Nis ndeshja me topin e shkelmuar nga miqtë.