Taulant Seferi nuk di të ndalet. Sulmuesi i Vorsklas sapo ka shënuar një tjetër gol në Ukrainë duke e çuar rekordin e tij në 12 gola këtë sezon. Një vit fantastik për ish-yllin e Tiranës që po gjen thuajse çdo javë rrugën e rrjetës.
Në ndeshjen që po luhet aktualisht mes Vorsklas dhe Metalist Kharkiv, bomber shqiptar barazoi shifrat në minutën e 26-të me anë të një 11-metërshi, mirëpo 5 minuta më vonë do të humbiste një tjetër11-metërsh për të përmbysur shifrat. Seferi po kalon një formë fenomenale që u shpërblye edhe me thirrjen në Kombëtare nga Sylvinho për ndeshjen ndaj Polonisë.
Kjo formë e tij ka bërë që të zgjoi interesin e klubeve të kampionateve të tjera si ai i Paderborn në Gjermani që ka marrë hapa konkretë për të fituar shërbimet e tij.