Anis Mehmeti po kalon një sezon fantastik në Angli me Ëycombe në League One teksa ka shënuar 8 gola dhe 3 asiste në 21 ndeshje këtë sezon. Sot sërish do të ishte protagonist absolut në fitoren e ekipit të tij përballë Portsmouth. Ndeshja do të përfundonte në shifrat 2-0 dhe të dy golat do të vinin nga këmbët e fantazistit 21-vjeçar.
Në minutën e 14’ do të shënonte vetë një supergol me një predhë në trekëndësh dhe do të festonte me shqiponjën dykrenare. Pak minuta nga fundi i takimit, përsëri ish-lojtari i Shpresave do të bënte gjithcka vetë në krahun e djathtë duke dribluar disa lojtarë për të servirur më pas një top “gratis” për shokun e tij.
Anis Mehmeti pret me padurim një ftesë nga Kombëtarja A por kjo nuk ka ardhur deri tani madje as në ndeshjet e nëntorit kur ekipi ishte vetëm me lojtarë debutues.
Asisti i Mehmetit:
Goli i Mehmetit: