Myrto Uzuni shënon sërish me ekipin e Grandas. Sulmuesi kuqezi ka shënuar golin e parë të sfidës që po luhet tani mes Albacete dhe Granadas.
Beratasi ka kaluar në avantazh ekipin e tij në minutën e 30 pas një asisti të Sanchez. Ky është një sinjal pozitiv para sfidës së kombëtares sonë javën e ardhshme me Poloninë. Uzuni ka marrë një ftesë nga trajneri Sylvinho dhe pritet të udhëheqë sulmin kuqezi ndaj polakëve.
Uzuni është kthyer në një golshënues të rregullt në ligën e dytë spanjolle, pasi ka shënuar këtë sezon 20 gola në 28 ndeshje.