Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Dhuna ulet "këmbëkryq" në Kategorinë e parë, grushte dhe lojtarë të shtrirë në tokë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dhuna ulet "këmbëkryq" në Kategorinë e

Kategoria e Parë e futbollit ka luajtur dje aktin e radhës, teksa në Shijak miqtë e Korabit kanë dalë me pikë të plota nga transferta me Erzenin. Me golat e Skukës dhe Reçit, dibranët marshojnë të parët duke kryesuar me 16 pikë. Në Shijak janë rikthyer pamjet e dhunës, teksa në një video të postuar nga klubi i Korabit shihet sherri masiv mes lojtarëve të dy skuadrave. Pamje të shëmtuara që duhen dënuar, për të mos u përsëritur më. Në pamje duken lojtarët e dy ekipeve, që "grushtohen" me njëri-tjetrin duke dhënë një shembull negative për të pranishmit. Kjo nuk është hera e parë që ngjarje të tilla ndodhin, duke u përsëritur thuajse javë pas jave.

Postimi i Korabit:

Këto pamje të turpshme dhe anti sportive ndodhën sot në Shijak, portieri Vata, lojtarët Zuna, Teqja dhe Kacmoli i cili u ndëshkua me karton të kuq nga stoli kanë goditur lojtarët tonë në sy të vëzhguesit dhe delegatit të FSHF.
Denoncojmë publikisht dhunën e ushtruar dhe ju bëjmë thirrje institucioneve dhe medias sportive të reagojnë për të parandaluar veprime të tilla dhe të merren masat e nevojshme për të parandaluar situata të pakëndshme në të ardhmen!
Turp!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga