VIDEO/ Derbi Tirana – Partizani bën jehonë në faqen më të madhe të futbollit, vëmendjen e merr propozimi i tifozit
Shkruar nga NEWSPORT
Në derbin Tirana – Partizani para pak ditësh, spektakli ishte i jashtëzakonshëm. Veç emocioneve brenda futbollit, një episod tjetër dhuroi diçka ndryshe por sërish të bukur. Një tifoz i bardhebluve gjeti një mënyrë epike për t’i propozuar për martesë të dashurës së tij.
Ai kaloi kufirin mes tribunës dhe fushës dhe vrapoi drejt lojtarëve tiranas duke “rrëshkitur” e duke pritur ndërhyrjen e mjekëve. Drejt tij shkoi edhe vajza fatlume e cila u surprizua nga propozimi që mori nga tifozi.
Ky episod ka bërë jehonë në mediat e huaja si në Britani, Greqi, Brazil e shumë vende të tjera. Së fundmi, faqja më e madhe e futbollit 433 me 58 milionë ndjekës në Instagram ka shpërndarë edhe nëj herë këtë video për shikuesit e saj me mbishkrimin “Mënyra më e mirë për të propozuar.”