Dejvi Bregu po zhvillon një sezon shumë të mirë në aspektin personal. Mesfushori me tipare sulmuese ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në ndeshjen që po luhet aktualisht mes Sakaryaspor dhe Boluspor.
Ish-ylli i Luftëtarit, Skënderbeut dhe Teutës në Superiore, u kthye në protagonist absolut në minutën e 40-të teksa zhbllokoi sfidën me anë të një 11-metërshi. Bregu u tregua i saktë para portierit dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Ky është goli i tij numër 7 ndërsa numëron edhe 4 asiste këtë sezon me fanellën e Boluspor. Sezon i mirë për të që nuk është lënë pa u vënë re edhe nga ekipi Kombëtar që sigurisht mban “shënime”.
Poll