Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Debutim me eliminim, Egnatia "likuidon" Laçin dhe Armando Cungun

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Debutim me eliminim, Egnatia "likuidon" Laçin dhe

(1-0)* EGNATIA  – LAÇI 3 – 1 (Montenegro 19', 50', Aleksi 37' p, Myrta 61')

Ndeshja: Nuk ka surpriza në Rrogozhinë. Egnatia mposht laçin 3-1 dhe kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Në sfidën e zhvilluar në “Egnatia Arena”, vendasit ishin dominues në të gjithë ndeshjen, teksa ai dolën që në pojesën e parë të dërgonin topin dy herë në rrjetë. Fillimisht Montenegro do të kalonte në avantazh në minutën e 19-të, teksa Albano Aleksi do të dyfishonte nga pika e penalltisë në minutën e 37-të.

Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat me kurbinasit që ishin “inekzistentë” në 45-minutat e para. Ndërkohë në pjesën e dytë është sërish Egnatia që gjen golin, ku Montenegro do të shënonte golin e dytë personal dhe të 3-tin për rrogozhinasit në minutën e 50-të.

Kur dukej se bardhezinjtë u dorëzuan, erdhi dhe goli nga “djemtë” e Armando Cungut. Në minutën e 61-të Myrta do të ngushtonte shifrat në 3-1, teksa do të mposhte Sherrin. Laçi pati sërish mundësinë të rihapte sfidën, teksa në minutën e 68-të do të fitonte një penallti, por Kryeziu do të ndalej nga Sherri. Fati nuk është me bardhezinjtë dhe ndeshja rifilon po 3-1.

Pavarësisht këmbënguljes së Laçit, në mnutat e mbetura nuk pati gola të tjerë dhe në këtë mënryë rrogozhinasit kualifikohen në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë me  rezultat për përgjithshëm 4-1, pasi kanë triumfuar 1-0 në takimin e parë mes tyre.

Kupa e Shqipërisë: Çerekfinalja e kthimit

Stadiumi: “Egnatia Arena”

Arbitër: Eldorjan Hamiti

Formacionet zyrtare:

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Malota, Xhemajli, Ndreca,  Aleksi, Zejnullai, Fernando, Rama, Ibrahimoglu, Montenegro. Trajner: Edlir Tetova

LAÇI: Dajsinani, Kurti, Kryeziu, Manellari, Prodani, Tresa, Melo, Ujka, Mjaki, Dajko, Soboëale. Trajner: Armando Cungu

Komenti minutë pas minutë:

90+4'- Mbyllet ndeshja me shifrat 3-1. Egnatia kualifikohet ne gjysmefinale me rezultat te pergjithshem 4-1.

80'- Laci kembengul per te gjetur golin e dyte, por rrogozhinasit mbrohen sic duhet.

68'- Fati nuk eshte me Lacin, Alen Sherri pret penalltine e Kryeziut. Rezultati mbetet i padryshuar 3-1. VIDEO

67'- Penallti per kurbinasit, Aleksi ndeshkohet me karton te verdhe. VIDEO

61'- Laci ngushton shifrat, Myrta mposht Sherrin. VIDEO

50'- Egnatia niset ne kundersulm. Ibrahimoglu asiston dhe Montenegro shenon ne porten e kurbinasve. VIDEO

46''- Montenegro e nis menjehere pjesen e dyte te sulm, por gjuajta e lojtarit te rrogozhinasve ndalet nga Dajsinani.

45+3'- Mbyllet ne favorin e Egnatias 2-0 pjesa e pare ne Rrogozhine.

40'- Egnatia nuk ndalet, Zejnullai afer nje supergoli, por topi shkon jashte porte.

37'- Aleksi nuk gabon dhe dyfishin shifrat ne 2-0 ndaj Lacit. VIDEO

36'- Ka penallti per Egnatian, Albano Aleksi merr persiper gjuajtjen e 11-metershit.

35'- Rasti po rishikohete ne VAR. VIDEO

34'- Egnatia pretendon per penallti, por Hamiti fillimisht e konsideron faull ne sulm. VIDEO 

30'- Laci provon te dale para, me Ujken qe provon, por topi ndalet nga Sherri. VIDEO

25'- Vendasit marrin "zemer" nga goli. Nje tjeter rast i paster per rrogozhinasit, me Ibrahimoglu qe ndalet nga Dajsinani. VIDEO

19'- Zhbllokohet rezultati ne Rrogozhine. Vendasit gjejne golin me ane te Montenegros, i cili ka një dedikim per golin VIDEO . VIDEO

14'- Eshte serish Egnatia qe shfaqet rrezikshem, nje top ne zone per Zejnullain qe dodet por nuk ka saktesine e duhur. VIDEO

4'- Egnatia krijon rastin e pare. Rama gjen menjehere pergjjgjen e Dajsinanit. VIDEO

1’- Luhet për biletën e gjysmëfinales, starton sfida në Rrogozhinë

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga