
Jasir Asani ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme me ekipin Gwangju në Korenë e Jugut. Ekipi i tij i ri luajti sot përballë Suwon Bluewings në ndeshjen hapëse të sezonit dhe u desh futja e ish-lojtarit të Partizanit për të marrë tre pikët e para. Asani hyri në fushë në minutën e 66-të dhe në të 88-tën gjeti rrugën e rrjetës me një predhë me të majtën duke goditur fillimisht traversën e më pas rrjetën.
Anësori 27-vjecar prej kohësh është në pritje të një ftese nga Kombëtarja Shqiptare ndërsa ftesa i ka ardhur në miqësoret e fundit me Arabinë Saudite por klubi i mëparshëm nuk e lejoi. Me Sylvinhon, trajner të ri, ai shpreson sërish për një thirrje.
Poll