Kosova 2-2 Zvicër
UEFA Euro 2024: Kualifikuese
Grupi I: Ndeshja e 5-të
Stadiumi: Fadil Vokrri
Formacionet Zyrtare:
Kosova (4-2-3-1): Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada; Loshaj, Fazliji; Rashica, V. Berisha, B. Berisha; Muriqi. Trajner: Primoz Gliha
Zvicra (4-3-3): Sommer; Fernandes, Akanji, Schar, Rodriguez; Freuler, Zakaria, Xhaka; Shaqiri, Amdouni, Vargas. Trajner: Murat Yakin
Komenti minutë pas minute:
90+5' Përfundon ndeshja.
90+4' Çmenduri në 'Fadil Vokrri', Vedat Muriqi barazon në sekondën e fundit pas insitimit të Rrahmanit dhe asistit me thembër të Korenicës.
79' Fati i keq për Amir Rrahmanin, kapiteni i Dardanëve shënon në portën e tij.
69' Del Florian Loshaj, futet Hadërgjonaj.
65' Barazohet rezultati në Fadil Vokrri, Muriqi dërgon me kokë topin në rrjetë pas asistit të Rashicës.
60' Krasniqi driblon bukur nga e majta dhe harkon një top për Muriqin, sulmiesi fiton duelin me mbrojtësn por goditja e tij shkon sipër portës.
56' Largohet Bernard Berisha, futet Ermal Krasniqi.
46' Nis pjesa e dytë. Dalin nga loja Valon Berisha dhe Betim Fazliji, futen Edon Zhegrova dhe Florent Muslija.
45+3' Mbyllet pjesa e parë.
40' Krosim i Rashicës nga e djathta, Muriqi devijon me kokë, por topi shkon jashtë.
31’ Një tjetër tentativë e Rodrigues nga distanca, pa sjellë shqetësime për Muri.
27’ Paqarada harkon një top nga e majta drejt qendrës ku Muriqi gjuan me kokë jashtë katërkëndorit.
25’ Amdouni tentontë depërtojë në qendër të mbrojtjes dhe lëshon një gjuajtje të fortë, por që përfundon larg portës së “Dardanëve”.
16' Rashica futet i vetëm në zonë, kalon dhe portierin, pason për Berishën i cili devijon jashtë. Por aksioni anullohet për pozitë jashtë loje.
14' Krosimi i parë në zonë nga Zvicra, dhe shënohet goli i parë.
11' Rashica godet jashtë zone, por Sommer grushton topin.
1' Fillon ndeshja.