
Elbasani 1-1 Flamurtari (Hila 55' / Shkurtaj 83')
Kategoria e Parë: Java 19
Stadiumi: Elbasan Arena
Arbitri: Laver Alla
Formacionet zyrtare:
Elbasani (4-4-2): Totoshi; Fernandes, Zaimi, Telushi, Salomão; Leo Melo, Hila, Karakaçi, Hasani; Lila, Lleshi; Trajner: Nevil Dede
Flamurtari (4-3-3): Teqja; Hasa, Deliaj, Sidibe, Frashëri; Batha, Pjeshka, Indio; Beji, La Torre, Diamanti; Trajner: Eqerem Memushi
Komenti minutë pas minute:
90+9' Përfundon ndeshja.
90+8' VAR anullon golin per faull në fillim te aksionit. (VIDEO)
90+4' Çmenduri, FLamurtari permbys me Indio. (VIDEO)
89' Shkurtaj tenton pasimin për shokun e skuadrës para porte, por Telushi bllokon topin dhe shpëton Elbasanin.
83' Pllakos heshtja në 'Elbasan Arena', Vasil Shkurtaj barazon rezultatin (VIDEO)
76' La Torre merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë Flamurtarin me 10 lojtar. (VIDEO)
62’ Leo Melo depërton në krahun e majtë dhe pason në qendër, por asnjë nga shokët e skuadrës nuk ndjek aksionin.
58' Flamurtari provon të reagojë, kuqezinjtë godasin traversën. (VIDEO)
55' Djali i shtëpisë ndez në festë Elbasan Arenan, Ardit Hila shënon golin e parë me fanellën verdheblu. (VIDEO)
46' Nis pjesa e dytë.
45+3' Mbyllet pjesa e parë.
44' Krosim i lartë në zonë, Hasani provon ta ulë për shokun e skuadrës, por topi shkon drejt portierit.
42' Iluzion goli nga Elbasani, Salomao godet diagonal nga distanca, por tund vetëm rrjetën e jashtme. (VIDEO)
35' Gabim i rëndë nga arbitri dhe VAR, portieri i Elbasanit e kap topin jashtë zone, por nuk merren parasysh protestat e vlonjatëve. (VIDEO)
28' Indio tenton nga larg, por topi bllokohet nga mbrojtja vendase.
25' Telushi provon nga goditja e dënimit, por topi shkon mbi traversë.
16’ Një harkim nga e djathta e Hilës sjell gjuajtjen me kokë të Lilës, pa gjetur portën e skuadrës vlonjate. (VIDEO)
11’ Goditje nga këndi e rrezikshme për Elbasanin, topi mbetet në zonë dhe Diamanti në fund largon sferën.
1' Fillon ndeshja në Elbasan, ekipet duan fitoren.