
Redon Xhixha po gëzon një formë fantastike. Sulmuesi shqiptar është titullar në sfidën që po lueht aktualisht mes Qarabag dhe Rakoë në transfertën polake në kuadër të raundit të dytë kualifikues në Champions League.
Ish-ylli i Tiranës është kthyer në protagonist absolut teksa ka shënuar një dygolësh brenda 2 minutave për të rikthyer shpresat e azerëve për kualifikim në raundin tjetër. Kur ndeshja ishte 2-0 në favor të vendasve, fati i Qarabag do të binte në këmbët e Xhixhës i cili në minutën e 75’ rihapi sfidën me një supergol me kokë duke fluturuar mbi të gjithë.
Festa e çmendur do të vinte vetëm 1 minutë më pas kur pas një kundërsulmi dhe një topi të hedhur në gjysëm lartësi, Xhixha me gjoks do ta shtynte drejt rrjetës për të barazuar rezultatin.