
Çeki-Shqipëri 3-1
NDESHJA: Shqipëria mposhtet në sfidën e dytë miqësore në Pragë 1-3 ndaj Çekisë. Patrik Schik shënoi golin e parë për çekët në minutën e 18-të pas disa gabimeve në repartin e mbrojtjes së Shqipërisë. Në minutën e 42-të, Cikalleshi me një supergol nga jashtë zone mposhti portierin çek duke barazuar ndeshjen. Në fraksionin e dytë ishin sërish çeket që gjetën golin e avantazh me Masopust në mintutën e 68-të. Pak minuta nga fundi, gjyqtari i sfidës bën gabim duke akorduar një faull në favor të Çekisë, ndërsa duhej të jepte faull për kuqezinjtë. Nga kjo goditje dënimi, Pesek kroson në zonë për Celutstka që më kokë mposhti për herë të 3-të Selmanin. Kjo ishte miqësorja e fundit për kuqezinjtë që në muajin shtator do të luajnë ndeshje zyrtare kualifikuese të Kupës së Botës.
Ndeshje miqësore/ Ora 20:15
Çekia: Vaclik, Coufal, Celustka, Kalas, Boril, Kral, Soucek, Masopust, Darida, Jankto, Schick
Shqipëria: Selmani, Kumbulla, Gjimshiti, Ismajli, Trashi, Veseli, Kallaku, Bare, Abrashi, Cikalleshi, Manaj.
Gjyqtar: Peter Kralovic
Komenti minutë pas minute:
90+3' Mbyllet ndeshja, Çekia mposht 3-1 kombëtaren shqiptare.
92' Shqipëria pranë golit, Bare ndalet nga shtylla, Laçi gjuan keq më pas.
88' GOL!!! Çekia gjen edhe golin e 3-të, gjyqtari akordon faull për vendasit edhe pse duhej akorduar për kuqezinjtë. Celustka me kokë e dërgon në rrjetë.
69' GOL!!! Çekia shënon edhe golin e dytë. Pas një aksioni model, Masopust gjuan dhe mposht Selmanin.
61' Çekia sërish pranë golit, Schik godet brenda zonës, por pret sërish Selmani.
53' Ndryshim i parë te kuqezinjtë, del nga loja Kallaku në vend të tij Çekiçi.
46' Nis pjesa e dytë në Pragë.
45'Mbyllet pjesa e parë në Pragë, Cikalleshi i kundërpërgjigjet Schick.
42' GOL!!! Kryevepër e Cikallshit nga jashtë zone, gjuajtja e tij ndalet në rrjetë, Valclik nuk i beson syve.
28' Tjetër gabim në mbrojtje, Gjimshiti i mohon golin Jankto.
25' Sërish e rrezikshme Çekia, Schik ndalet nga Selmani që bën dy pritje edhe pas gafës së Veselit.
18' GOL! Zhbllokohet ndeshja, Çekia gjen golin e parë me Schik.
15' Vendosje e gabuar në mbrojtje, Çekia pranë golit me Jankot, pret Selmani.
10' Gafë e Abrashit, Çekia për pak gjen golin me Sulcek, por gjuajtja e tij pëfundon jashtë.
3' Aksion i parë i rrezikshëm, Cikalleshi gjuan fortë, por ndalet nga mbrojtja çeke.
1' Starton ndeshja miqësore, topi i parë shkelmohet nga Çekia.