
Milan ia doli të mposhtë 3-2 në "San Siro" Udinesen. Në një ndeshje me emocione dhe të luftuar deri në fund, kuqezinjtë gjetën golin e fitores në minutën e 93 me Rebiç. Të parët që kaluan në avantazh ishin friulanët me Larsen, me djemtë e Piolit që rikthyen rezultatin pjesëne dytë.
Fundi i takimit rezervoi emocione të shumta, me ndeshjen që u barazua nga Udinese në minutën e 85. Teksa të gjithë po prisnin fërshëllimën e fundit, mendoi Rebiç që i futur pjesën e dyutë rezultoi vendimtar për "Djallin". Një ndër lojtarët që zhvilloi paraqitje të mirë ishte edhe Castillejo. Spanjolli bëri një veprim dehës gjatë pjesës së dytë, duke ngritur në këmbë tifozët. Lojtari kuqezi e "fshehu" topin nga dy kundërshtarë, me një gjest të bukur.