
Maignan & Sportiello
Tek Milani do të ketë ndryshime jo vetëm në repartet e mbrojtjes, mesfushës dhe sulmit, por edhe në portë. Gardiani Marco Sportiello pritet të largohet nga kuqezinjtë për t’u rikthyer tek Atalanta.
Kështu raportojnë mediat italiane ditën e sotme. Megjithatë, Milani nuk do të qëndrojë duarkryq dhe tashmë kanë gjetur marrëveshjen me portierin e dytë pas Mike Maignan.
Pietro Terraciano është portieri që do të zëvendësojë Sportiellon që largohet drejt Atalantës. Milani thuhet se ka arritur marrëveshjen me portierin e ri për një kontratë 2-vjeçare deri në vitin 2027.
Poll