
E ardhmja e Kristjan Asllanit te Interi ka marrë fund, edhe pse mesfushori shqiptar shpresonë se mund të qëndrojë të paktën edhe për një sezon tjetër në Milano. Fakti që “regjizori” i Kombëtares i ka thënë “jo” disa propozimeve nga klubet e tjera, ka “tërbuar” bordin.
Ata dëshirojnë ta shesin sa më shpejtë të jetë e mundur Asllanin, me qëllim për të gjeneruar të ardhura të mjaftueshme për ti vën sërish në funksion, përforcimin e ekipit në vigjilje të edicionit të ardhshëm.
“Gazzeta Dello Sport” thekson se Interi i ka bërë të qartë Kristjanit se gjithçka ka mbaruar dhe ai duhet të shikojë për ekip të ri. Fiorentina, Bologna dhe Real Betis janë 3 klubet që kanë shfaqur interesim konkret për 23-vjeçarin.