
Conceicao, Kolo Muani
Sot është një ditë vendimtare për karrierën e Francisco Conceicaos. Sulmuesi portugez i cili është aktualisht i huazuar te Juventusi, huazimi përfundon nesër dhe klubet kanë marrë vendimin përfundimtar.
Bardhezinjtë do të blejnë përfundimisht kartonin e yllit portugez nga Porto. Siç raportojnë mediat italiane, Juventusi do të paguajë 25 milionë euro plus bonuset që shkojnë deri në 30 milionë euro.
Paga e Francisco Conceicaos pritet të rritet deri në 5-6 milionë euro, aktualisht përfiton 2.5 milionë euro neto. Marrëveshja është arritur dhe ditën e sotme pritet që “Zonja e Vjetër” të zyrtarizojë gjithçka.
Poll