
Luka Modric
Ndeshja ndaj Paris Saint Germain ishte e fundit për Luka Modric me fanellën e Real Madridit. Mesfushori kroat mbylli një epokë të mrekullueshme me “Los Blancos” dhe do të transferohet në Itali.
Aventura e Luka Modric do të vazhdojë me Milanin. Veterani kroat ka gjetur marrëveshjen me drejtorin sportiv Igli Tare për t’u bashkuar me kuqezinjtë për sezonin e ardhshëm.
Siç raportojnë mediat italiane, sot është dita vendimtare për Modric. Mesfushori kroat pritet pas pak në orën 12:00 në Aeroportin e Malpensës. Sapo të mbërrijë, Modric do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore.
Poll